Aksidentohet një autobus dhe një veturë në Prishtinë, lëndohen katër persona
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes, saktësisht rreth orës 07:30, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka thënë për lajmi.net se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe një veturë. Siç ka thënë Pllana, në këtë aksident lëndime kanë…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes, saktësisht rreth orës 07:30, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka thënë për lajmi.net se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe një veturë.
Siç ka thënë Pllana, në këtë aksident lëndime kanë pësuar katër persona, që kanë pranuar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, ka thënë Pllana./Lajmi.net/