Aksidentohet me motoçikletë një person në Prizren

Policia e Kosovës  ka bërë të ditur se të premten rreth orës 9:10  është aksidentuar një person me motoçikletë  duke mos e përshtatur shpejtësinë, e ka goditur një automjet, duke kaluar jashtë rrugës dhe duke goditur një shtyllë të hekurt elektrike. Tutje policia njofton se i lënduari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i…

Lajme

05/10/2024 10:06

Policia e Kosovës  ka bërë të ditur se të premten rreth orës 9:10  është aksidentuar një person me motoçikletë  duke mos e përshtatur shpejtësinë, e ka goditur një automjet, duke kaluar jashtë rrugës dhe duke goditur një shtyllë të hekurt elektrike.

Tutje policia njofton se i lënduari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguarpër tretman mjekësor në  QKUK.

“I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij, duke mos e përshtatur shpejtësinë, e godet një automjet pastaj kalon jashtë rrugës dhe godet një shtyllë të hekurt elektrike. I njëjti pëson lëndime të rënda trupore dhe dërgohet  për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë”, thuhet  në njoftimin e policisë./Lajmi.net/