Aksidentohet Çim Peka, vdes shoqëruesja vajza e ish-ambasadorit

Një aksident automobilistik ka ndodhur para pak minutash në Mullet me pasojë katër persona të plagosur, ku janë përfshirë dy automjete.

Lajme

19/02/2015 21:28

Në njërën prej këtyre evturave udhëtonte dhe gazetari, Çim Peka, i cili mësohet se ka mbetur i dëmtuar nga aksidenti. Peka është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Por, shoqëruesja e Pekës ka ndërruar jetë. Siç shkruan Shekulli, bëhet fjalë për vajzën e ish-ambasadorit, Flaureta Kola. Ajo ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e traumës.

Në aksident është përfshirë një automjet “Benz” me targa AA 099 GB dhe një “Audi” me targë AA 566 HT që drejtohej nga Emiljano Pelushi. Ndërkaq, automjeti me të cilin udhëtonte Peka është përmbysur.

Në Spitalin e traumës kanë mbërritur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, shkruan Shekulli, transmeton lajmi.net.