Aksidentohet autobusi që po transportonte nxënësit në Duboc të Vushtrrisë, vdes shoferi dhe lëndohen disa nxënës

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Duboc të Vushtrrisë. Aty është aksidentuar autobusi i cili po i transportonte nxënësit, shkruan lajmi.net. Si pasojë ka humbur jetën shoferi i autobusit ndërsa disa nxënës kanë pësuar lëndime dhe po trajtohen në Emergjencën e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri. Lajmin për këtë e ka dhënë…

Lajme

13/03/2025 13:43

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Duboc të Vushtrrisë.

Aty është aksidentuar autobusi i cili po i transportonte nxënësit, shkruan lajmi.net.

Si pasojë ka humbur jetën shoferi i autobusit ndërsa disa nxënës kanë pësuar lëndime dhe po trajtohen në Emergjencën e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri.

Lajmin për këtë e ka dhënë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi përmes një telegrami ngushëllimi.

“Në një aksident që ka ndodhur gjatë transportit të nxënësve nga fshati Duboc, komuna jonë ka humbur një burrë të ndershëm e një qytetar të përgjegjshëm, shoferin e kësaj linje, Hajzer Sadiku, ndërsa janë lënduar edhe disa nxënës, të cilët tashmë janë duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri”, ka shkruar Idrizi. /Lajmi.net/