Aksidentohen dy kamionë dhe një veturë në Veterrnik, lëndohen 3 persona
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë - Ferizaj.

Lajme
Më saktësisht në Veterrnik 3 automjete (dy kamionë dhe një veturë), janë përplasur mes vete dhe lëndime kanë pësuar 3 persona.
Të tre të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Rreth orës 15:00 ka ndodhur aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, (Veterrnik). Në aksident janë përfshirë tri automjete. (Dy kamionë dhe një veturë)Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.”, tregon Policia. /Lajmi.net/