Aksidenti zinxhiror në qendër të Prishtinës, një person u lëndua
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në qendër të Prishtinës, saktësisht në afërsi të Katedrales. Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. Ahmeti tha se se si pasojë e aksidentit një person ka marrë tretman…
Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në qendër të Prishtinës, saktësisht në afërsi të Katedrales.
Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se se si pasojë e aksidentit një person ka marrë tretman mjekësor.
Ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Sot rreth ores 09:30 në rrugën Bill Klinton Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një kamion dhe tri veturë. Si pasojë e aksidentit tretman mjeksor ka marrë një person. Me rastin po merren njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Lajmi.net/