Aksidenti zinxhiror mes katër veturave në rrugën Gjilan-Prishtinë, nuk ka të lënduar

Një aksident trafiku zingjiror ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Gjilan–Prishtinë, në afërsi të fshatit Parallovë. Në aksident ishin të përfshirë katër automjete. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Hashani, ka thënë se nga ky aksident përveç dëmeve…

Lajme

29/10/2025 12:19

Një aksident trafiku zingjiror ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Gjilan–Prishtinë, në afërsi të fshatit Parallovë.

Në aksident ishin të përfshirë katër automjete.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani, ka thënë se nga ky aksident përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

“Në orët e hershme të mëngjesit të 29.10.2025, Policia e Kosovës në Gjilanë është informuar se ka ndodhë një aksident trafiku zingjirë në mes të katër automjeteve në lëvizje në rrugën Gjilan Prishtinë në fshatin Parallovë . Njësite policore të Policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se në aksident janë të përfshira katër automjet, fatëmirësish përveq dëmeve materiale ska persona të lënduar. Nga hetues të trafikut rajonal po hetohen rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë Hashani. /Lajmi.net/