Aksidenti tragjik tek liqeni i Badocit, ja çfarë thuhet në raportin policor
Policia e Kosovës është deklaruar edhe një herë në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi tek Liqeni i Badocit, të shtunën rreth orës 23:00. Policia ka njoftuar se është raportuar se në rrugën magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht te Liqeni i Badocit, një veturë me targa vendore në lëvizje dyshohet se ka shkaktuar vet aksident dhe si…
Lajme
Policia e Kosovës është deklaruar edhe një herë në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi tek Liqeni i Badocit, të shtunën rreth orës 23:00.
Policia ka njoftuar se është raportuar se në rrugën magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht te Liqeni i Badocit, një veturë me targa vendore në lëvizje dyshohet se ka shkaktuar vet aksident dhe si pasojë e lëndimeve tre persona-viktimat, drejtuesi i veturës dhe dy pasagjerë meshkuj kosovarë kanë ndërruar jetë.
Vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku.
“Njësitë relevante policore, prokurori, njësitë emergjente dhe të kërkim-shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion”./Lajmi.net/