Aksidenti tragjik në Pejë, QKUK jep detaje për dy të lënduarit: “Gjendjen e kanë shumë të rëndë”
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në fshatin Treboviq të Pejës, ku si pasojë ka humbur jetën një i mitur, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi më 2 korrik 2025, rreth orës 00:00, në hyrje të fshatit Treboviq, në aksin rrugor Pejë–Trestenikë. Automjeti i përfshirë ishte një…

Lajme
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në fshatin Treboviq të Pejës, ku si pasojë ka humbur jetën një i mitur, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi më 2 korrik 2025, rreth orës 00:00, në hyrje të fshatit Treboviq, në aksin rrugor Pejë–Trestenikë. Automjeti i përfshirë ishte një veturë e tipit “Renault Clio” me ngjyrë të gjelbër, e cila dyshohet se po drejtohej nga një 15-vjeçar me inicialet D.L. Sipas të dhënave paraprake, vetura ka dalë nga rruga duke shkaktuar pasojat fatale.
Dy personat që kanë mbijetuar nga aksidenti janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor. Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka dhënë detaje për gjendjen e tyre në një deklaratë për lajmi.net.
“Të dytë janë në emergjencë. Gjendjen e kanë shumë të rëndë, janë përfundu ekzaminimet dhe konsultat e nevojshme, kanë politrauma të rënda. Trajtimi vazhdon në MIQ.”, tha Syla./lajmi.net/