Aksidenti në Zllopek të Pejës ku vdiq një këmbësor, i dyshuari që ishte arratisur arrestohet dhe dërgohet në mbajtje për 48 orë

Sot rreth orës 11:00, një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Zllopek të Pejës, ku një veturë ka goditur një këmbësor. Policia ka thënë se aksidenti ka ndodhur pasi dyshohet që automjeti që po qarkullonte nga fshati Kosuriq-Pejë, me të arritur në fshatin Zllopek – Pejë, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës (shpejtësisë) ku…

Lajme

28/05/2026 15:16

Sot rreth orës 11:00, një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Zllopek të Pejës, ku një veturë ka goditur një këmbësor.

Policia ka thënë se aksidenti ka ndodhur pasi dyshohet që automjeti që po qarkullonte nga fshati Kosuriq-Pejë, me të arritur në fshatin Zllopek – Pejë, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës (shpejtësisë) ku me pjesën ballore e godet këmbësorin i cili ishte duke e kaluar rrugën nga ana e djathtë e lëvizjes se automjetit në te majte.

Pas lëndimeve të marrura të cilave nuk ka mundur tu perballoji. Vdekjen e viktimës në vend ngjarje e ka konstatuar mjeku kujdestarë.

“Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit dërgohet në mbajtje për 48 Orë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi. /Lajmi.net/