Aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan, humb jetën një person dhe lëndohen dy të tjerë
Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave dhe një kamioni në rrugën Prishtinë-Gjilan. Rastin për lajmi.net, ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, derisa…

Lajme
Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave dhe një kamioni në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Rastin për lajmi.net, ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, derisa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve ( dy vetura dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/