Aksidenti në rrugën Drenas – Skënderaj: Një person mbetet i lënduar

Një person është lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Drenas – Skënderaj. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Bëhet e ditur poashtu se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. “Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Drenas- Skenderaj,…

Lajme

25/03/2025 19:42

Një person është lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Drenas – Skënderaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Bëhet e ditur poashtu se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Drenas- Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, njofton Policia e Kosovës.