Aksidenti në Nabërgjan të Pejës, njëri nga të lënduarit dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Nabërgjan të Pejës, teksa një person ka vdekur dhe katër të tjerë kanë marrë lëndime. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi. Gashi tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente. Mirëpo për shkak të…

Lajme
Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Nabërgjan të Pejës, teksa një person ka vdekur dhe katër të tjerë kanë marrë lëndime.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Gashi tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente.
Mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë, njëri nga të lënduarit tashmë është sjellë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në lidhje me këtë për lajmi.net, ka dhënë detaje, Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili tha se gjendja e pacientit është e rëndë.
“Njëri nga të lënduarit është sjellë sot tek ne dhe mund të them se gjendja e tij është shumë e rëndë”, ka thënë Syla.
Derisa numri i aksidenteve në Kosovë mbetet shqetësuese kohëve të fundit. /Lajmi.net/