Aksidenti në Makoc të Prishtinës, vdes personi i lënduar

Sot rreth orës 08:00 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Makoc të Prishtinës, ku është lënduar një person. Personi i cili ka pësuar lëndime, sot ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në QKUK, shkruan lajmi.net. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 14:40,…

Lajme

16/09/2025 21:34

Sot rreth orës 08:00 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Makoc të Prishtinës, ku është lënduar një person.

Personi i cili ka pësuar lëndime, sot ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në QKUK, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:40, nga QKUK, jemi njoftuar se personi i lënduar ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Ahmeti.

Në këtë aksident, Ahmeti ka thënë se kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. /Lajmi.net/