Aksidenti në Fushë Kosovë, vdes një këmbësor

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës. Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën një këmbësor, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. “Në vendin e aksidentit kanë dalur njësitë policore dhe autoambulanca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull”- deklaron…

Lajme

30/03/2025 22:57

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën një këmbësor, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Në vendin e aksidentit kanë dalur njësitë policore dhe autoambulanca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull”- deklaron Hoxha.

Ai ka thënë se rruga Prishtinë-Pejë, është e mbyllur përkohësisht, derisa thotë se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.