Aksidenti në Dollc, katër persona të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Dollc të Klinës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai ka thënë se janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar katër persona. “Policia është njoftuar rreth orës 09:30. Janë dy vetura të përfshira, katër…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Dollc të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar katër persona.
“Policia është njoftuar rreth orës 09:30. Janë dy vetura të përfshira, katër të lënduar”, ka thënë Gashi.


