Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person
Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë-Duhël. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. “Rreth orës 14:10 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë…

Lajme
Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë-Duhël.
Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 14:10 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Suharekë-Duhël, në aksident janë përfshirë tri automjete, si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat në vend ngjarje”, tha Krasniqi.