Aksidenti mes një kamioni dhe traktori shkakton kolona të gjata- bllokohet rruga që çon tek Aeroporti i Prishtinës
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën që çon drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Sllatinë. Si shkak i këtij aksidenti, kolona tejet të gjata janë shkaktuar në këtë anë të rrugës. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një traktor, derisa nuk dihet nëse pati persona të lënduar. Qytetarët të cilët…

Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën që çon drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Sllatinë.
Si shkak i këtij aksidenti, kolona tejet të gjata janë shkaktuar në këtë anë të rrugës.
Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një traktor, derisa nuk dihet nëse pati persona të lënduar.
Qytetarët të cilët po qarkullojnë në këtë anë kanë bërë të ditur se aksidenti ka shkaktuar bllokadë totale në dy anët e rrugës, duke e pamundësuar qarkullimin e automjeteve./Lajmi.net/