Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas aksidentit tragjik në rrugën Gjilan-Prishtinë ku humbën jetën tre persona. Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre të rinjve në aksidentin në Liqenin e Badovcit. “Me pikëllim…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas aksidentit tragjik në rrugën Gjilan-Prishtinë ku humbën jetën tre persona.
Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre të rinjve në aksidentin në Liqenin e Badovcit.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre të rinjve në aksidentin në Liqenin e Badovcit”, ka shkruar Rama.
Ai mes tjerash tha se në këto momente të vështira qëndron me familjet dhe të afërmit e tyre.
“Këto janë momente të rënda për familjet dhe të afërmit e tyre, dhe në këto çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Ne jemi me ju në këtë moment të vështirë”, shkroi Rama. /Lajmi.net/