Aksidenti me fatalitet në Vushtrri, Policia: Një i vdekur dhe 7 të lënduar, nuk kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 08:00 të mëngjesit në rrugën lokale në fshatin Duboc (Galicë) të Vushtrrisë. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai ka thënë se në aksident ishte përfshirë një veturë, ku për pasojë ka humbur jetën…

Lajme

13/03/2025 13:50

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 08:00 të mëngjesit në rrugën lokale në fshatin Duboc (Galicë) të Vushtrrisë.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se në aksident ishte përfshirë një veturë, ku për pasojë ka humbur jetën shoferi i saj 59 vjeçar dhe kanë pësuar lëndime 7 pasagjerë.

“Nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë  pakujdesia dhe mospërshtatja e  shpejtësisë me  kushtet e  rrugës ku për pasojë vetura  përfundon jashtë rruge.  Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës  është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Zahiti.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se kjo veturë po transportonte fëmijët për në shkollë dhe personat e lënduar janë fëmijë.

“Në një aksident që ka ndodhur gjatë transportit të nxënësve nga fshati Duboc, komuna jonë ka humbur një burrë të ndershëm e një qytetar të përgjegjshëm, shoferin e kësaj linje, Hajzer Sadiku, ndërsa janë lënduar edhe disa nxënës, të cilët tashmë janë duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri”, ka shkruar Idrizi.