Aksidenti me fatalitet në rrugën Prishtinë–Pejë, viktimat janë një çift bashkëshortor nga Drenasi
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të hënën në mbrëmje në rrugën Prishtinë – Pejë, më saktësisht në Llapushnik. Në aksident kanë mbetur të vdekur të vdekur një çift bashkëshortor, ndërsa i lënduar ka mbetur djali i tyre, 19 vjeçar. Çifti bashkëshortor që kanë humbur jetën janë nga Drenasi, ku për këtë një telegram…

Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të hënën në mbrëmje në rrugën Prishtinë – Pejë, më saktësisht në Llapushnik. Në aksident kanë mbetur të vdekur të vdekur një çift bashkëshortor, ndërsa i lënduar ka mbetur djali i tyre, 19 vjeçar.
Çifti bashkëshortor që kanë humbur jetën janë nga Drenasi, ku për këtë një telegram ngushëllimi e ka bërë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, transmeton Telegrafi.
Në telegram thuhet se kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për tragjedinë e ndodhur mbrëmë në Llapushnik, ku humbën jetën bashkëshortët Shemsi dhe Ajshe Gashi, ndërsa është lënduar djali i tyre, Fatlumi.
Për aksidentin me fatalitet, policia njoftoi se kanë qenë të përfshira dy vetura, dhe njëra ishte me targa të huaja.
“Fsh. Llapushnik / Rr. Nacionale Prishtinë-Pejë 18.08.2025 – 20:50. Ka ndodhur aksident në trafik në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja, me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar dy viktimat dhe një ka pësuar lëndime. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa i lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Ndryshe, numri i aksidenteve në komunikacion është rritur kohëve të fundit.