Aksidenti me fatalitet në Pejë, shoferi i kamionit dorëzohet në polici
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në qytetin e Pejës, ku një person është goditur për vdekje nga një kamion. Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës. “Rasti ka ndodhur rreth orës 09:40, kur një kamion ka goditur për vdekje një këmbësor, rreth 60 vjeç,…

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në qytetin e Pejës, ku një person është goditur për vdekje nga një kamion.
Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 09:40, kur një kamion ka goditur për vdekje një këmbësor, rreth 60 vjeç, në lagjen Dardania, në rrugën ‘Ardian Krasniqi’. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar për obduksion,” tha ai.
Gashi bëri të ditur se shoferi i kamionit është dorëzuar në polici.