Aksidenti me fatalitet në Mitrovicë, Policia: Ngasësi ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka përfunduar jashtë rruge

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kutllovc të Mitrovicës. Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka thënë se një burrë, duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi automjet dhe si pasojë ka përfunduar jashtë rruge. Lëndime ka pësuar një burrë, i cili ka ndërruar jetë, vdekjen e…

Lajme

19/02/2026 08:44

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kutllovc të Mitrovicës.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka thënë se një burrë, duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi automjet dhe si pasojë ka përfunduar jashtë rruge.

Lëndime ka pësuar një burrë, i cili ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Kutllovc, Mitrovicë 18.02.2026 – 21:37. Një mashkull kosovar, duke drejtuar automjetin dyshohet sa nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi automjet dhe si pasojë ka përfunduar jashtë rruge. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/