Aksidenti me fatalitet në Finlandë ku u përfshinë shqiptarët – Policia po dyshon se shoferi kosovar ishte në gjendje të dehur
Të dielën në mëngjes, në Lahdenväylä të Helsinkit, ndodhi një vetaksident me fatalitet, ku u përfshinë katër persona, dy prej tyre kanë vdekur. 2 nga ta ishin nga Kosova, njëri ishte nga Shqipëria dhe tjetra ishte shtetase turke, transmeton lajmi.net Siç mëson lajmi.net, shtetesi nga Shqipëria dhe ajo nga Turqia kanë ndërruar jetë. Silvio L.…

Bota
Të dielën në mëngjes, në Lahdenväylä të Helsinkit, ndodhi një vetaksident me fatalitet, ku u përfshinë katër persona, dy prej tyre kanë vdekur.
2 nga ta ishin nga Kosova, njëri ishte nga Shqipëria dhe tjetra ishte shtetase turke, transmeton lajmi.net
Siç mëson lajmi.net, shtetesi nga Shqipëria dhe ajo nga Turqia kanë ndërruar jetë.
Silvio L. dhe Irem (shtetesja turke) mësohet se kanë vdekur si pasojë e aksidentit.
Kurse, Dren Bllacaku (shoferi) dhe Blend Zogiani (pasagjer) janë ende gjallë.
Blend Zogiani është në gjendje kome dhe po mbahet në kujdes intensiv.
Kurse, shoferi, që emri i tij mësohet të jetë Dren Bllacaku, është në gjendje më të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetë.
Sipas raportit të Policisë, dyshohet se shoferi ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.
Tutje, raportohet se Policia tashmë e ka marr në pyetje shoferin.
Në këtë fazë të hetimit duket se aksidentit i parapriu shpejtësia e tepërt. Sipas policisë, të gjithë personat në makinë u gjetën jashtë makinës. /lajmi.net/