Aksidenti me fatalitet në Drenas | Publikohen pamjet e veturës së rrokullisur, zjarrfikësi kërkon trupat në ujë
Pamje të rënda nga aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmë në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit janë publikuar nga mediumi lokal DrenicaOnline, ku shihet zjarrfikësi i futur në ujë duke kërkuar trupat e pasagjerëve nga vetura e rrokullisur në kanal. Aksidenti ka ndodhur më 20.11.2025, rreth orës 22:40, kur drejtuesi i një veture dyshohet se…
Lajme
Pamje të rënda nga aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmë në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit janë publikuar nga mediumi lokal DrenicaOnline, ku shihet zjarrfikësi i futur në ujë duke kërkuar trupat e pasagjerëve nga vetura e rrokullisur në kanal.
Aksidenti ka ndodhur më 20.11.2025, rreth orës 22:40, kur drejtuesi i një veture dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë, transmeton lajmi.net.
Nga goditja, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i mjetit dhe katër pasagjerë të tjerë – tre femra dhe një mashkull – të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Fatkeqësisht, njëra nga pasagjeret ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht shkaqet e aksidentit./lajmi.net/