Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, të lënduarit po trajtohen në Prizren
Një grua humbi jetën dje si shkak i një aksidenti që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të pikës kufitare me Shqipëri, në Morinë. Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, njësia e autostradave. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar në këtë aksident, një burë dhe një grua janë duke u…

Lajme
Një grua humbi jetën dje si shkak i një aksidenti që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të pikës kufitare me Shqipëri, në Morinë.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, njësia e autostradave.
Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar në këtë aksident, një burë dhe një grua janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Sipas mjekëve në këtë spital, gjendja e tyre është stabile.
“Me datë 14.05.2025, në orën 13:00 në Autostradën ”Ibrahim Rugova” Km-7 drejtimi PZ-Jug-Morinë është shkaktuar një aksident Trafiku me Fatalitet, në mes një Veture e tipit VW Tiguan dhe një Kamioni të tipit Mercedes. Një pasagjer (gjinia femërore) si pasojë e lëndimeve nuk iu ka mbijetuar lëndimeve dhe raportohet se ka ndërruar jetë, ku Mjeku kujdestar në vend te ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj. Në vend të ngjarjes ka dal njësitë kompetente policore dhe Prokurori Kujdestar me udhëzim të të cilit trupi i pa jete te dërgohet në obduksion. Hetimet lidhur me shkaktarët e aksidentit dhe rrethanat tjera janë ne proces nga ekipet hetuese policore qe do te behën te ditura pas përfundimit te raporteve. Kërkojmë vigjilence nga pjesëmarrësit ne trafik dhe respektim te rregullave ne mënyrë qe te shmangen rastet e tilla tragjike”, njofton policia./Lajmi.net/