Aksidenti me fatalitet ku vdiq 19 vjeçarja – policia jep detaje, dy të lënduarit në gjendje të rëndë

Si shkak i një vet-aksidenti të shkaktuar dje në Prizren, ka humbur jetën një 19 vjeçare. Në lidhje me këtë aksident, policia njoftoi se vdekjen e saj e konstatoi ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ndërsa dy pasagjerë kanë pësuar lëndime të rënda dhe të njëjtit janë duke marrë trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit,…

Lajme

19/05/2025 11:57

Si shkak i një vet-aksidenti të shkaktuar dje në Prizren, ka humbur jetën një 19 vjeçare.

Në lidhje me këtë aksident, policia njoftoi se vdekjen e saj e konstatoi ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ndërsa dy pasagjerë kanë pësuar lëndime të rënda dhe të njëjtit janë duke marrë trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Pouskë–Opojë, Prizren / 18.05.2025 – 04:20. Ka ndodhur një vet aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një automjet me targa vendore me drejtuese femër. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e vozitëses, ndërsa dy pasagjerë kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë duke marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”./Lajmi.net/