​Aksidenti me autobus në Kroaci, flasin nga kompania dhe MPJ

Nga kompania kosovare “Harea” kanë dhënë disa detaje për aksidentin në Kroaci me autobus të ndodhur mbrëmë rreth mesnatës ku ndodheshin rreth 28 persona. Derisa 26 personat dhe dy shoferë që dërguan një thirrje dramatike për ndihmë dhe se të gjithë pasagjerët duhej të çliroheshin nga autobusi i përmbysur, fatmirësisht kanë shpëtuar pa pasoja dhe…

Lajme

06/02/2025 11:31

Nga kompania kosovare “Harea” kanë dhënë disa detaje për aksidentin në Kroaci me autobus të ndodhur mbrëmë rreth mesnatës ku ndodheshin rreth 28 persona.

Derisa 26 personat dhe dy shoferë që dërguan një thirrje dramatike për ndihmë dhe se të gjithë pasagjerët duhej të çliroheshin nga autobusi i përmbysur, fatmirësisht kanë shpëtuar pa pasoja dhe të njëjtit kanë arritur në destinacionin e tyre. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress nga kompania “Hera”.

Derisa nga Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë deri më tani nuk kanë informacione lidhur me rastin. Mirëpo, të njëjtit kanë deklaruar se janë në komunikim me ambasadën në Kroaci, porse deri tash nuk kanë ndonjë përgjigje.

“Është e vërtetë që autobusi veç e ka devijuar rrugën , gjithë pasagjerët janë mirë, kanë arritur në destinacionin ku kanë pas të zbresin, dhe nuk ka diçka tjetër…Nuk ka të lënduar kanë arrit të gjithë pasagjeret në destinacionet e tyre”, tha ajo.

Mbrëmë rreth mesnatës nga rreth 28 persona të cilët ndodheshin në një autobus të një kompanie nga Kosova, i cili në rrethana të paqarta ka rrëshqitur nga rruga në një kanal dhe në një sipërfaqe me bar në autostradën A1 te Donja Zdençina në Kroaci.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësit e Zagrebit kanë mbërritur shumë shpejt në vendngjarje dhe me kujdes dhe vëmendje maksimale kanë nxjerrë të gjithë personat nga dera e shoferit. Sipas informacioneve të Jutarnji list dy persona kanë raportuar për lëndime të lehta, shkruan gazeta kroate Jutarnji list.

Përveç njerëzve, nga hapësirat e bagazhit u nxirren edhe bagazhet në mënyrë që kujdesin e mëtejshëm, pas një hetimi policor, ta merrte shërbimi i tërheqjes.

Drejtuesi i mjetit iu nënshtrua testit të alkoolit sipas procedurës standarde. Nuk dihet arsyeja pse ai ka humbur kontrollin e timonit dhe fatin në fatkeqësi është që autobusi nuk është përmbysur plotësisht. Ende nuk dihet saktë dëmi material.