Aksidenti me 6 të lënduar mëngjesin e sotëm në Prishtinë, kështu përfundoi vetura e Policisë
Një aksident i rëndë trafiku ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë. Si shkak i këtij aksidenti të lënduar mbetën gjashtë persona. Kjo u konfirmua nga Policia e Kosovës, ku ndër të tjerash u tha se të për fshira në këtë aksident ishin dy automjete. Por në fakt në këtë aksident…
Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë.
Si shkak i këtij aksidenti të lënduar mbetën gjashtë persona.
Kjo u konfirmua nga Policia e Kosovës, ku ndër të tjerash u tha se të për fshira në këtë aksident ishin dy automjete.
Por në fakt në këtë aksident të përfshirë ishin edhe zyrtarët policorë.
Madje të njëjtit kanë pësuar edhe lëndime, edhe dëme të mëdha materiale.
“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona.”, tha Ahmeti.
Me këtë rast po vazhdon të merret Njësiti i Trafikut./Lajmi.net/