Aksidenti ku vdiq kadeti policor, lot e kërkim falje në seancën e djeshme gjyqësore
Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur më 6 prill të vitit të kaluar aktgjykimin dënues duke dënuar me 15 vite burgim dy të akuzuarit Arton dhe Nezir Duraku, pasi të njëjtit pranuan fajësinë se në një aksident trafiku shkaktuan vdekjen e ish-kadetit të Policisë së Kosovës, Flordian Shabaj, 30-vjeçar në fshatin Jashanicë të Komunës së…
Lajme
Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur më 6 prill të vitit të kaluar aktgjykimin dënues duke dënuar me 15 vite burgim dy të akuzuarit Arton dhe Nezir Duraku, pasi të njëjtit pranuan fajësinë se në një aksident trafiku shkaktuan vdekjen e ish-kadetit të Policisë së Kosovës, Flordian Shabaj, 30-vjeçar në fshatin Jashanicë të Komunës së Klinës
Arton Duraku u dënua me 10 vite burgim për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” ndërsa për “Mosdhënie të ndihmës” me 3 vite burgim, ndërkaq, Nezir Duraku, u dënua me 5 vite burgim për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës së personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut”, shkruan lajmi.net.
Dje para gjykatës në Pejë dolën sërish të akuzuarit, Arton Duraku dhe Nezir Duraku.
E në seancë pati edhe momente të vështira emocionale e lot, për shkak se të përfshirë ishin familjarët e viktimës.
Babai i viktimës nuk e pranoi kërkim faljen e palës së kundër që akuzohen për rastin në fjalë.
“Për çka kërkun falje, për një vepër që se kan ba a. Kjo i bjen me qenë në kundërshtim me veten”, përfundoi Shabaj./Lajmi.net