Aksidenti i rëndë në Kaçanik – mbyllet rruga për qarkullimin e automjeteve
Një aksident me të lënduar është shënuar sot në rajonin e Kaçanikut, te semafori i parë në drejtim të Hani i Elezit. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se vetura ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj. Si pasojë, rruga është e mbyllur në të dy korsitë, njoftoi…
Lajme
Një aksident me të lënduar është shënuar sot në rajonin e Kaçanikut, te semafori i parë në drejtim të Hani i Elezit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se vetura ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj.
Si pasojë, rruga është e mbyllur në të dy korsitë, njoftoi Veseli.
“Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet relevante, përfshirë Policinë, zjarrfikësit, emergjencën mjekësore si dhe njësitin e trafikut rajonal Ferizaj, të cilët janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme”, tha ai.