Aksidenti i rëndë në Has, vdes edhe pasagjeri

Ka shkuar në dy numri i viktimave pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Golaj të Hasit, ku u përplasen dy automjete top “Benz”. Nga përplasja humbën jetën dy persona, njëri prej tyre me pasaportë britanike, ndërsa tjetri ishte invalid pune. Automjeti i drejtuar nga N. L. u përplas me…

Lajme

09/09/2025 10:59

Ka shkuar në dy numri i viktimave pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Golaj të Hasit, ku u përplasen dy automjete top “Benz”.

Nga përplasja humbën jetën dy persona, njëri prej tyre me pasaportë britanike, ndërsa tjetri ishte invalid pune. Automjeti i drejtuar nga N. L. u përplas me mjetin e drejtuar nga N. S., ku ndodhej edhe pasagjeri Z. N.

Përveç dy viktimave, një tjetër person mbeti i lënduar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia gjatë drejtimit të mjetit, por ende nuk është përcaktuar se cili prej drejtuesve ka shkaktuar përplasjen fatale. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, raporton Top Channel.