Aksident zinxhiror në Gllarevë, s’ka të lënduar

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Gllarevë. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se përveç dëmeve materiale në këtë aksident nuk ka persona të lënduar. “Tri vetura janë të përfshira…

Lajme

27/11/2025 12:25

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Gllarevë.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se përveç dëmeve materiale në këtë aksident nuk ka persona të lënduar.

“Tri vetura janë të përfshira në këtë aksident, të lënduar nuk ka, por vetëm dëme materiale”, tha Gashi. /Lajmi.net/

Image