Aksident zinxhiror në Ferizaj (Foto)
Sot rreth orës 10:00 në mëngjes një aksident zingjiror ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Gerlicë afër fshatit Varosh.

Lajme
Shkaktar kryesor i këtij aksidenti thuhet se është rruga e papërshtatshme. Ndërsa pjesëmarrësit në këtë aksident fajësojnë kompanitë që kanë obligim të pastrojnë rrugët e që nuk e kanë kryer detyrën e tyre.
Rruga ishte e bllokuar dhe ne këtë aksident ku nuk kishte të lënduar përveç dëmeve materiale ishin 8 vetura të cilat pësuan nga rruga e cila sipas reporterit ishte e gjitha e ngrirë dhe e bllokuar për rreth 1 orë.