Aksident zinxhir në Serbi

Dy të vdekur dhe 25 të lënduar nga një aksident në Serbi. Mbi 38 automjete janë përfshirë në këtë aksident, bëjnë të ditur mediat serbe. Thuhet se në kolonë mund të jenë edhe vetura të mërgimtarëve nga Kosova dhe Maqedonia.

Lajme

22/12/2013 17:25

Është shkaktuar një aksident zinxhir në Serbi, në autostradën afër kufirit me Kroacinë.

Mediat serbe bëjnë të ditur se nga ky aksident dy veta kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë të lënduar.

Siç raportohet, 38 automjete janë përfshirë në këtë në këtë aksident.

Një numër i madh i automjeteve, të cilat janë duke qarkulluar në këtë auto-udhë gjatë ditëve të fundit, po ashtu janë edhe mërgimtarë nga Kosova dhe Maqedonia.

Ngasës të automjeteve, që kanë parë nga afër aksidentin, tregojnë se shkak kryesor për këtë aksident ishte mjegulla e dendur.

Ljubisa Ranxhelovic ka thënë për portalin serb kurir-info.rs se gjatë kohës kur ishte duke ngarë veturën e tij, për një moment i ka parë duke u përplasur automjetet mes vete.

“Ka qenë një mjegull e dendur në auto-udhë. Për një moment jam përfshirë në ndeshje. Për fat, nuk isha duke vozitur shpejt. Menjëherë i kam ndezur shenjat dhe kam parë se si përplaseshin automjetet”.

Një tjetër ngasës, Hajro, shtetas i Maqedonisë, tha se vjen nga Berlini dhe është përfshirë në aksident.

“Kemi qenë 4 persona në veturën Golf, mirëpo, fatmirësisht nuk ka të lënduar”.