Aksident me vdekje në “Rrugën e Kombit” (Video)

Një i ri humbi jetën pasi u aksidentua në Rrugën e Kombit teksa drejtonte një motor.

Lajme

05/06/2016 21:25

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e tij duke u përplasur me trafik ndarësen. Për pasojë, drejtuesi ka mbetur i vdekur në vend.

Përplasja ka ndodhur pak para zbritjes në Rrëshen, në afërsi të fshatit Gziq.

Automjete të shumta janë ndalur në vendin e aksidentit, por pa arritur të shpëtojnë personin e aksidentuar, emri i të cilit nuk behet ende i ditur.

YouTube player