Aksident tragjik në Greqi, shqiptarin e zë poshtë traktori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një shqiptar ka humbur jetën gjatë një aksidenti.

Lajme

02/05/2018 19:31

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në qytetin Halkidiki, ku traktori që po drejtonte shqiptari është përmbysur, duke e zënë atë poshtë.

Deri tani nuk bëhet me dije identiteti i shqiptarit, ndërsa mësohet se ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kanë qenë forcat zjarrfikëse, që kanë bërë të mundur nxjerrin e trupit të pajetë të shqiptarit.

Policia greke ka nisur hetimet për këtë ngjarje.