Aksident trafiku te rrethi me Flamur, të përfshira një veturë dhe një kamion

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur para pak minutash te rrethi me Flamur në Prishtinë. Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se në aksident ishin të përfshirë dy automjete. Një veturë dhe një kamion. Në fotot e pranuara nuk duhet që të ketë dëme të mëdha, e deri më tani nuk bëhet e ditur…

Lajme

12/10/2024 17:14

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur para pak minutash te rrethi me Flamur në Prishtinë.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se në aksident ishin të përfshirë dy automjete. Një veturë dhe një kamion.

Në fotot e pranuara nuk duhet që të ketë dëme të mëdha, e deri më tani nuk bëhet e ditur as për ndonjë viktimë.

Lajmi.net e ka kontaktuar edhe policinë për Rajonin e Prishtinës, mirëpo deri në këtë moment nuk është pranuar ndonjë informacion./Lajmi.net