Aksident trafiku në Vitromiricë të Pejës, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes dy veturave në Vitomiricë të Pejës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot rreth orës 12:05, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura…

Lajme

12/09/2025 13:42

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes dy veturave në Vitomiricë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:05, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura dhe si pasojë e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore”.

Rugova tha se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.