Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Skenderaj, vdes një grua lëndohen katër persona tjerë
Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur sot në rrugën Mitrovicë- Skenderaj, në fshatin Klinë e Ulët. Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksident ishin të përfshira dy vetura, ku si pasojë e lëndimeve të pësuar në aksident ka humbur jetën viktima femër rreth 65 vjeç. “Sot, rreth orës 12:54,është raportuar për një…

Lajme
Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur sot në rrugën Mitrovicë- Skenderaj, në fshatin Klinë e Ulët.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksident ishin të përfshira dy vetura, ku si pasojë e lëndimeve të pësuar në aksident ka humbur jetën viktima femër rreth 65 vjeç.
“Sot, rreth orës 12:54,është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë -Skenderaj përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët.Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën viktima femër rreth 65 vjeçare., ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal ne Mitrovicë”.
Në lidhje me këtë aksident policia njoftoi se njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet në lidhje me aksidentin./Lajmi.net/