Aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Prizren, një person i lënduar
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur në rrugën Gjakovë- Prizren më saktësisht në fshatin Xërxë. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj. Ai ka treguar se një person është dërguar për trajtim mjekësor “Rreth…

Lajme
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur në rrugën Gjakovë- Prizren më saktësisht në fshatin Xërxë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj.
Ai ka treguar se një person është dërguar për trajtim mjekësor
“Rreth orës 15:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Xerxë (rruga Gjakovë-Prizren). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete.Përveç dëmeve materiale një person është dërguar për trajtim mjekësor”, tha ai.
Elezaj ka treguar se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin.