Aksident trafiku në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë – tre persona të lënduar

Një aksident trafiku me lëndime është raportuar sot rreth orës 11:00 në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore, raporton lajmi.net “Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku…

Lajme

21/10/2025 11:30

Një aksident trafiku me lëndime është raportuar sot rreth orës 11:00 në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore, raporton lajmi.net

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe autoambulanca, ndërsa me rastin është duke u marrë Njësia e Trafikut të Kryeqytetit, e cila ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./Lajmi.net/