Aksident trafiku në qendër të Prishtinës

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në qendër të Prishtinës.

Lajme

05/12/2021 22:45

Saktësisht dy vetura janë ndeshur tek udhëkryqi në afërsi të objektit të “Rilindjes”.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe njësitë policore.

Duhet përkujtuar që nga Policia e Kosovës kanë bërë thirrje të vazhdueshme për kujdes të shtuar në trafik për shkak të numrit të madh të aksidenteve, disa prej tyre edhe me fatalitet./Lajmi.net/