Aksident trafiku në Prishtinë – lëndohen tre persona
Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë. Lajmin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:30, ku janë përfshirë tri vetura. “Sot…

Lajme
Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.
Lajmin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:30, ku janë përfshirë tri vetura.
“Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë, lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit,” tha Pllana.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit./lajmi.net/