Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku u raportua mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Si shkak i këtij aksidenti të lënduar mbetën dy persona. Kjo u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, transmeton lajmi.net. Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana njoftoi se aksidenti ndodhi tek rruga “Arbënor dhe Astrit Dehari”. “Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar…
Lajme
Një aksident trafiku u raportua mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Si shkak i këtij aksidenti të lënduar mbetën dy persona.
Kjo u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, transmeton lajmi.net.
Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana njoftoi se aksidenti ndodhi tek rruga “Arbënor dhe Astrit Dehari”.
“Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana.
Ai shtoi se njësitet e Trafikut të Kryeqytetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit./Lajmi.net/