Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti që ka ndodhur në Prishtinë. Aksidenti ndodhi në rrugën “Agim Ramadani”, rreth orës 16:00. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Agim…

Lajme

26/01/2026 18:48

Dy persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti që ka ndodhur në Prishtinë.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Agim Ramadani”, rreth orës 16:00.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, deklaroi Pllana./Lajmi.net/