Aksident trafiku në Pejë, vdes vëllai i Gjestit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Pejë. Si shkak i këtij aksidenti ka humbur jetën një person. Policia e Kosovës është deklaruar për këtë aksident, ku u tha se e përfshirë ishte një makinë dhe një katerçikletë. “Rreth orës 14:00 policia është njoftuar për një aksident në Bllagajë të Pejës. Në aksident…

Lajme

26/09/2025 15:12

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Pejë.

Si shkak i këtij aksidenti ka humbur jetën një person.

Policia e Kosovës është deklaruar për këtë aksident, ku u tha se e përfshirë ishte një makinë dhe një katerçikletë.

“Rreth orës 14:00 policia është njoftuar për një aksident në Bllagajë të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës”, u shpreh Fadil Gashi për lajmi.net.

Edhe pse nga Policia nuk u dhanë detaje shtesë, në media tanimë u raportua se viktima nga ky aksident është vëllai i artistit dhe fituesit të “BBVA”, Gjestit.

Eldion Kelmendi thuhet të ketë humbur jetën si shkak i aksidentit, derisa i lënduar nga ky aksident mbeti Kadri Berisha./Lajmi.net/