Aksident trafiku në Mitrovicë një kamion rrokulliset në lumin Ibër, tre persona lëndohen

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:30, në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq në afërsi të lokacionit “Shkëmbi i Dudës’, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në lumin Ibër. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi për media në Mitrovicën e Veriut Ilmi Prekazi. Në këtë aksident përveç dëmve materiale, lëndime të lehta trupore…

Lajme

04/10/2024 15:28

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:30, në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq në afërsi të lokacionit “Shkëmbi i Dudës’, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në lumin Ibër.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi për media në Mitrovicën e Veriut Ilmi Prekazi.

Në këtë aksident përveç dëmve materiale, lëndime të lehta trupore kanë pësuar edhe tre persona të cilët edhe kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut.

“Ju njoftojmë se rreth orës 12:30, në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq, në afërsi të lokacionit ‘Shkëmbi i Dudës’ ka ndodhur një aksident trafiku ku ka qenë i përfshirë një kamion me targa vendore i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në lumin Ibër. Përpos dëmeve materiale, në këtë aksident tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë trajtuar në Spitalin Rajonal Mitrovicë Veri”, ka thënë Prekazi. /Lajmi.net/