Aksident trafiku në Lloshkobare të Ferizajt, lëndohen dy persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në Lloshkobare të Ferizajt. Si shkak i këtij aksidenti të lënduar janë dy persona. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Veseli bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë arritur tashmë të gjitha ekipet emergjente. “Si pasojë…

Lajme

18/04/2025 13:59

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në Lloshkobare të Ferizajt.

Si shkak i këtij aksidenti të lënduar janë dy persona.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë arritur tashmë të gjitha ekipet emergjente.

“Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, autoambulanca dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas procedurave ligjore”, ka thënë Veseli./Lajmi.net/