Aksident trafiku në Kaçanik, vdes një person
Një person ka humbur jetën si shkak i një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në fshatin Begracë të Kaçanikut. Në aksident të përfshira ishin dy vetura në lëvizje, e si për pasojë njëri nga drejtuesit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, për shkak të lëndimeve që ka pësuar derisa po trajtohej në QKUK,…

Lajme
Një person ka humbur jetën si shkak i një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në fshatin Begracë të Kaçanikut.
Në aksident të përfshira ishin dy vetura në lëvizje, e si për pasojë njëri nga drejtuesit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, për shkak të lëndimeve që ka pësuar derisa po trajtohej në QKUK, ka ndërruar jetë.
Fsh. Begrace, Kaçanik 23.09.2025-15:05. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura në lëvizje dhe për pasojë njëri nga drejtuesit i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, për shkak të lëndimeve që ka pësuar, derisa ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja. Po ashtu, si pasojë lëndime kanë pësuar edhe viktima femër kosovare -drejtuese e veturës dhe pasagjerja në veturën e saj. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve./Lajmi.net/